Transplanti, në rrezik karriera e Abidal
Të enjten Barcelona ka lajmëruar se Eric Abidal duhet t’i nënshtrohet një transplanti mëlçie dhe kjo gjë i rrezikon seriozisht karrierën sipas një eksperti spanjoll.

Sipas Rafael Matesanz, president i Komisionit kombëtar të transplanteve në Spanjë, është shumë e vështirë që mbrojtësi francez të rikthehet të luajë futboll.

“Gjithçka do të shkojë mirë, por futbolli është një sport kontakti dhe pas një transplanti organi, gjëja e vetme që duhet evituar është goditja e vendit ku është kryer operacioni”, tha Martesanz për "Marca".

Ndërkohë, pas shorteut të Ligës së Kampioneve që vuri përballë Barcelonën ndaj Milanit, Guardiola iu rikthye çështjes “Abidal”.

“Është një njeri që e vlerësojmë shumë dhe që e duam shumë. Tani po kalon një moment të vështirë dhe duhet të kurohet për të vazhduar një jetë normale. Janë gjëra që ndodhin. Neve na ka ndodhur me Abidalin dhe Vilanovën (zëvendësi i Guardiolës). Ai e di që ne jemi të gjithë pranë tij”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
Shtuar më 17/03/2012, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori