Tratativa mes Juventus dhe Artur, mesfushori ka marrë vendimin përfundimtar
Juventus dhe Barcelona kanë negociuar gjatë për të arritur te një shkëmbim mes mesfushorësh.

Të përfshirë janë Miralem Pjaniç dhe Artur Melo.

Nëse për boshnjakun ishte gjithçka në rregull dhe pranonte transferimin në Camp Nou, e kundërta ishte për brazilianin e katalanasve.

Mesfushori nuk ishte i bindur për transferimin pavarësisht faktit se trajneri Setien nuk e shihte si një pjesë të pazëvendësueshme, apo edhe faktit se drejtuesit kërkonin ta largonin për të pasur një bilanc financiar korrekt.

Megjithatë, pas një këmbëngulje të gjatë, nga Spanja tashmë janë të sigurt dhe sipas tyre Artur ka nisur bisedimet me Juventusin për të fiksuar shifrat.

Pritet që shtrëngimi i duarve mes palëve të mbërrijë para datës 30 qershor, që përkon pikërisht me mbylljen e bilancit vjetor të katalanasve.
Shtuar më 24/06/2020, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori