Tërbohet tenisti kanadez, i nxin syrin arbitrit (VIDEO)
Britania e Madhe fitoi 3-2 eliminatoren e Kupës Davis në tenis ndaj Kanadasë, pas një ndodhie të çuditshme në ndeshjen Kyle Edmund dhe Denis Shapovalov.

Kur ndeshja ishte 2-0 për britanikun, të riun kanadez e tradhtuan nervat dhe ka goditur me forcë një top që goditi në fytyrë arbitrin kryesor, Arnaud Gabas.

Edhe pse nga pamjet duket se goditja ka qenë pa qëllim, gjyqtari e skualifikoi Shapovalovin dhe i dha pikën vendimtare Britanisë së Madhe.
Shtuar më 06/02/2017, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori