Tre emra për stolin e kombëtares italiane
Pas parqitjes së dobët që Italia bëri gjatë këtij Botërori epoka e Prandellit duket se përfundoi. Trajneri italian ka deklaruar pas ndeshjes së humbur me Uruguajin, 0-1, se do të marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë e dështimit dhe mosfunksionimit të aspektit taktit në këto dy ndeshje të fundit, dhe pritet t’i dorëzojë dorëheqjen presidentit të Federatës italiane.

Në pole position për të zëvendësuar ish-teknikun e nënkampionëve të Europës janë emra të një profili të lartë dhe për fatin e kombëtares italiane, secili prej tyre aktualisht është i papunë, Roberto Mancini, Massimiliano Allegri e Luciano Spalletti.

Prej 30 Shtatorit të shkuar, Mancini ndodhej në stolin e Galatasaray, deri dy javë më parë kur njoftoi ndërprerjen konsensuale të kontratës me klubin nga Stambolli.

Kandidati tjetër i fortë është Massimiliano Allegri, i lirë që prej Janarit kur u shkarkua nga Milani dhe i gatshëm kështu për të marrë në duar frenat e kombëtares italiane. Pas tyre qëndron jo shumë i shkëputur në këtë garë treshe Luciano Spalletti, edhe ky i shkarkuar nga Zeniti më 10 Mars të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori