Tre futbollistë të Valencias me koronavirus, Atalanta e Gjimshitit në karantinë
Pas lajmit se tre futbollist të Valencias kanë
Koronavirus,
Atalanta është futur në karantinë pasi ka qenë kundërshtari i fundit i tyre, në Ligën e
Kampionëve.
Edhe pse kanë qenë në njërin nga vendet më të prekura nga kjo pandemi, skuadra nga Bergamo nuk ka raportuar të ketë ndonjë të prekur.
Megjithatë, si masë mbrojtëse, Berat Gjimshiti me shokët do të rrinë të vetë-izoluar të paktën për dy javët e ardhshme.
Nga tre futbollistët e infektuar me
koronavirus, Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose
Gaya – vetëm
Gaya luajti në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas më 10 mars në Mestalla.
Atalanta në atë ndeshje shkroi historinë duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të Ligës së
Kampionëve.
Shtuar më 16/03/2020,
ora 08:59