Tre gjigandët evropianë janë gati të bëjnë çmendurinë në merkato për Salahn
Pëlqej
Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich janë gati për të paguar 175 milionë paund për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Siç raporton e përditshmja spanjolle "Diario Gol", Real Madridi është ende në garë për sulmuesin egjiptian pas sezonit të mrekullueshëm në "Anfield Road".

Megjithatë, Liverpool nuk janë të interesuar që ta shesin sulmuesin brenda Anglisë, pavarësisht se Chelsea po insiston që ta rikthejë atë në "Stamfrod Bridge", ndërsa City dëshiron që të përforcojë skuadrën që të ketë sukses në Champions League.

Bayern, në anën tjetër, dëshiron të gjej një zevëndësim për Franck Ribery dhe Arjen Robben dhe e sheh Salahun si një opsion ideal dhe afatgjatë për ekipin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori