Tre katalanas për Milanin (FOTO LAJM)

Thiago Alcantara
Sipas asaj që shkruan sot gazeta katalanase "Mundo Deportivo", Milan mund të trokasë në portat e Barcelonës për të arritur marrëveshjen për disa prej futbollistëve blaugrana që i interesojnë klubit milanez.

Një prej emrave më të përmendur të ditëve të fundit është ai i fantazistit braziliano-spanjoll Thiago ALcantara, edhe pse ai ka një klauzolë prej 90 milionë eurosh. Sigurisht që Milan nuk mund ta marrë me këtë çmim por mund të diskutohet.

Pëlqehet shumë edhe Adriano, pasi Milan është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë, ndërsa "fantazia" e kësaj merkatoje është David Villa, të cilin Vilanova e sheh si "blerjen" e tij më të re pas riaftësimit të tij të plotë fizik.

Të presim e të shohim nëse ndokush prej tyre do të largohet nga Camp Nou.../albeu.com/

Shtuar më 14/07/2012, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori