Tre lojtarë fitojnë "Këpucën e Artë" në Angli, mungon Aguero
Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang, janë që të tre fitues të ‘Këpucës së Artë’ në Ligën Premier për seozin 2018/2019.

Dy sulmuesit e Liverpoolit dhe ai i Arsenalit shënuan nga 22 gola në elitën e futbollit anglez gjatë edicionit që përfundoi të dielën.

Ndërkohë që Sergio Aguero i Manchester Cityt mbeti prapa për vetëm një gol (duke shënuar 21 gola).

Salah e fitoi këtë trofe edhe në edicionin e kaluar, kur kishte shënuar 32 gola, 11 më shumë se këtë sezon.

Përkundër golave të shënuar, dyshja e Liverpoolit nuk arriti që ta fitonte titullin e Ligës Premier, pasi trofeu shkoi te Manchester City që triumfoi me një pikë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2019, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori