Tre lojtarë të Milanit nën akuzë, veprimi i tyre para ndeshjes me Napolin ka tërbuar tifozët
Milan po kalon një moment aspak të mirë dhe tifozët po vuajnë prej kohësh. Mbështetja e tyre nuk i ka munguar kurrë ekipit, por paraqitjet e lojtarëve i kanë zhgënjyer jashtë mase. Sidomos sjellja dhe veprimet e tyre.

Përpara fillimit të ndeshjes kundër Napolit, Kessie, Rebic dhe Biglia u kapën nga kamerat me telefona në duar në dhomat e zhveshjes dhe një veprim i tillë ka acaruar popullin milanist. Këta të fundit janë tallur në rrjetet sociale dhe nuk e cilësojnë qëndrimin në telefon si mënyrën më të mirë për t’u përqendruar përpara një ndeshje aq të rëndësishme sa ajo kundër Napolit.

Kessie në një dyluftim me Koulibaly dhe Hysajn
Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi kundër ekipit të Ancelottit dhe renditën në vend të 12-të me 14 pikë pas javës së 13-të. Vendet e para janë shumë larg, teksa ndeshja e radhës luhet kundër Parmës së Dermakut në transfertë.
Shtuar më 25/11/2019, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori