Tre milionë euro dëmshpërblim, Barcelona "heq qafe" Vidal,
Telenovelës "Arturo Vidal" i erdhi fundi. Mesfushori kilian ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për ndërprerjen e kontratës, duke paguar 3 milionë euro. Sapo të hidhte e zeza mbi të bardhë, si menjëherë do të bëhet lojtar i Interit.

Përfaqësuesit e lojtarit e konsiderojnë më 99% të mbyllur aventurën me “blaugranat”, madje brenda dy ditëve të ardhshme pritet që 33-vjeçari të kalojë vizitat mjekësore te klubi italian e më pas të firmosë kontratën.

Vidal dhe menaxheri i tij Fernando Felicevich kanë pasur prej kohësh marrëveshje me Interin, për një kontratë dyvjeçare me pagë 6 milionë euro neto në sezon, plus bonuset, dhe me mundësinë e rinovimit edhe një vit.

Antonio Conte mezi pret të përqafojë mbrojtësin e tij dhe ta ketë në dispozicion për Inter-Fiorentina dhe Benevento-Inter, dy angazhimet e para zyrtare të zikaltërve në Serinë A për këtë sezon.
Shtuar më 14/09/2020, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori