Tre ndeshje pa fitore, Milan ndalet edhe nga Cesena (VIDEO)
Pëlqej
Ndeshja e tretë rradhazi pa fitore për Milanin në Serie A. As në ndeshjen e javës së pestë kuqezinjtë e Inzaghit nuk marrin më shumë se një barazim përballë Cesenas në stadiumin "Dino Manuzzi".

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 10 me autor Succi pas një pasigurie të Abbiatit, ndërsa Milani u kundërpëgjigj pas 9 minutash me golin e Adil Rami duke i çuar skuadrat në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1.

Pjesa e dytë nisi me Milanin në kërkim të golit të fitores, por vendasit rrezikuan disa herë me kundërsulmet. Nga një i tillë erdhi edhe kartoni i kuq për Zapatan në minutën e 73 të takimit. Edhe pse me 10 lojtarë Milani e kërkoi me ngulm golin e fitores por pa sukses.

Me këtë barazim Milani ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Cesena në kuotën e 5 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori