Granit
Xhaka është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Borussia Monchengladbachun, teksa shënoi edhe një gol në fundjavë. Sipas raporteve nga “Fussballtransfers”
Xhaka tani ka një klauzolë prej 30 milionë
euro, ndërsa për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe skuadra e Barcelonës.
Xhaka u transferua te Gladbachu nga
Basel në vitin 2012 për 9 milionë
euro, ndërsa ka
insistuar se është i lumtur te klubi gjerman.
“Jam i lumtur në Gladbach dhe asnjëherë nuk shikoj shumë larg drejt të ardhmes. Prandaj nuk jam i shqetësuar se çka do të ndodh në verën e ardhshme”, ka thënë
Xhaka.
Shtuar më 03/11/2015,
ora 10:22