Trekuartisti i Juves, ja 4 emrat që përfliten (FOTO LAJM)

Henrikh Mkhitaryan - Borussia Dortmund
Mosafrimi i Wesley Sneijder nga Galatasaray ka detyruar dy drejtuesit e Juventus, Marotta dhe Paratici të hedhin sytë nga dy kandidatë të tjerë për merkaton e janarit: tani dy emrat më të nxehtë për rolin e trekuartistit janë ai i Henrikh Mkhitaryan dhe Stevan Jovetiç.

Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", drejtusit e Juves ka studiuar situatën te Borussia Dortmund dhe Manchester City dhe kanë prezantuar oferta pothuajse të ngjashme: huazim në 2 milionë euro me të drejtë në fund të sezonit që mund të kalojnë 15 milionë eurot.

Në sfond mbeten edhe dy emra të tjerë me cilësi thuajse të ngjashme: Adnan Januzaj dhe Ezequiel Lavezzi, ndërsa është thënë edhe zyrtarisht se Juventus nuk interesohet për Mario Balotellin. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori