Tremben tifozët e Juventusit, PSG ofron 75 milion euro për Pjanic
Miralem Pjanic duke se është gati të largohet nga Juventus në verë.

I kërkuar nga Real Madrid, boshnjaku është një hap larg transferimit të Paris Saint-Germain. Sipas "Telefoot", në fakt, kampionët e Francës i kanë prezantuar bardhezinjve një ofertë prej 75 milionë eurosh.

Një shumë e konsiderueshme për mesfushorin 29-vjeçar, të cilën torinezët mund ta investojnë në merkato për të përforcuar skuadrën.

Pjanic ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 40 ndeshjet që ka luajtur në këtë sezon me Juventus-in.
Shtuar më 25/04/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori