Tremben tifozët e Juves, Real Madrid takon agjentin e Pjanic
Drejtuesit e Real Madridit u takuan me agjentin që përfaqëson sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Luka Jovic dhe mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, shkruan Albeu.com.

Sipas gazetës spanjolle Marca, takimi u zhvillua gjatë të enjtes pasdite në terrenin e trajnimit të Real Madridit.

Drejtori i përgjithshëm i klubit Jose Angel Sanchez u ul me agjentin Fali Ramadan, duke folur rreth klientëve të tij Jovic dhe Pjanic që kohët e fundit është i lidhur me një transferim te Real Madrid.

Nderkohë 29 vjeçari ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2023. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori