Trembet Barcelona, Lionel Messi braktis grumbullimin me Argjentinën

Lionel Messi braktisi dje Argjentinën dhe tashmë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Scaloni.

Ylli i Barcelonës ka ndjerë dhimbje në kockat pubike të legenit, për këtë arsye ka humbur shansin për të luajtur kundër Marokut e cila do të zhvillohet në datën 26 mars.

Ende nuk dihet se sa do ti duhet të riaftësohet në kohë por mediat aludojnë se ai mund të mungojë në ndeshjen e 10 prillit kundër Manchester United në Ligën e Kampioneve. /albeu.com/


Shtuar më 23/03/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori