Trezeguet do te vazhdoje ne Juventus
Albeu.com
Juventus nuk do ta shesë sulmuesin David Trezeguet në Milan, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Alessio Secco, gjatë një interviste me të përditshmen sportive franceze L’Equipe.“Nuk kemi marrë ofertë nga Milan. Por, në çfarëdo rasti, edhe nëse paraqesin ofertë, do të refuzohen. Trezeguet në rast të shitjes, do të largohet nga Italia” deklaroi Secco. Trezeguet ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2012. E ardhmja e tij në klub vazhdon të jetë në dyshim për shkak të konkurrencës së fortë në repartin sulmues.
Shtuar më 27/07/2009, ora 04:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori