Trezeguet i dehur në timon, francezi e pëson keq
Ish-futbollisti francez, David Trezeguet, u gjobit nga policia e Torinos, pasi në timon iu gjet sasi alkoli më e lartë se sa lejimi.

Episodi ndodhi të mërkurën mbrëma, ku tashmë Trezeguet, i është hequr dhe patenta.

Sipas "Il Corriere di Torino", fillimisht Trezeguet refuzoi t'i nënshtrohej testimit të alkoolit dhe vetëm pas një ore ai pranoi testin e frymëmarrjes, i kryer disa herë për të qenë i sigurt për rezultatin. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori