Trezeguet mund te kaloje ne Inter
Albeu.com
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, mund të kalojë te rivalët e Inter, thotë agjenti i tij Antonio Caliendo. Në një intervistë për Goal.com agjenti i francezit nuk e ka mohuar mundësinë që Trezegol ta veshë fanellën e skuadrës më të urryer të tifozëve të Juventusit.“David paraqet një vlerë të cilën e ka në pronë Juve. Por siç e kam thënë disa herë më parë, në futboll asgjë nuk është e pamundur, sidomos nëse Zlatan Ibrahimovici largohet nga Inter (Trezeguet mund ta zë vendin e tij)”.

“Bianconerët duhet të vendosin nëse do ta largojnë Trezeguet, dhe nëse kjo ndodh, atëherë ai do të gjejë një skuadër tjetër”, ka thënë Caliendo.
Shtuar më 29/04/2009, ora 21:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori