Trioja magjike e La Liga-s (FOTO LAJM)

Radamel Falcao
Lufta për "Këpucën e Artë" në La Liga premton të jetë një nga më të nxehtat e të bukurat e historisë. Sepse Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Radamel Falcao kanë shënuar të tre së bashku në vetëm shtatë javë kampionat 26 gola. Asnjë lojtar në kampionatet më të rëndësishme të Europës nuk ka një mesatare me më shumë se një gol për ndeshje, veç sulmuesve të La Ligas.

Veç kolumbianit 9 gola ka shënuar dhe Zlatan Ibrahimoviç, por golat e sulmuesit të PSG-së nuk vlejnë sa ata të Primera Division. Në Premier League, shënuesi më i mirë pas 7 javësh është Demba Ba i Newcastle me 6 gola, një më shumë se Van Persie, Suarez, Fletcher dhe Miku.

Ndërkohë që në Serinë A është Edinson Cavani kryegolashënuesi me 6 golat e tij për Napolin, një më shumë se Gilardino dhe Klose. Ndërkohë që në Bundesligë është sulmuesi i Bayernit, Mario Mandzukiç, ai që bën ligjin. Kroati kryeson me 6 gola pas 7 javëve të para të kampionatit gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2012, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori