Tripleta e parë për Icardin: Maradona? Mendoj për familjen
Pëlqej
Interi shkatërroi Sassuolon këtë pasdite duke i shënuar plot 7 gola ashtu si një vit më parë. Njeriu i ndeshjes ishte Mauro Icardi, i cili realizoi edhe një tripletë. Pas ndeshjes, argjentinasi foli për mikrofonat e Sky.

"Tripleta e parë me Interin, është diçka e bukur sepse luanim në shtëpi. Zaza? E ka merituar kombëtaren, e njoh që prej kohës kur luaja te Sampdoria. Mazzarri nuk është më mbrojtës? Luajtëm mirë duke e zhbllokuar menjëherë rezultatin. Sot ishte mirë edhe Osvaldo, por duhet të punojmë akoma", është shprehur Icardi.

Maradona? "Mendoj për familjen, këto gola janë për ta", përfundoi sulmuesi i Interit. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori