E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Trishtimi i Ronaldos: Show mediatik
Bernd Schuster, ish trajner i Real Madrid, në një intervistë të shkurtër për sportiven portugeze "abola.pt", ka ndërhyrë në debatin e fundit në klubin madrilen në lidhje me pakënaqësitë e yllit të saj portugez, Cristiano Ronaldo.

"Është vështirë të mendosh se e ka bërë për para sepse sërish është shumë i paguar. Sigurisht që, krahasuar me të tjerë paguhet më pak, por as Messi nuk i ka kushtuar klubit të tij 90 milionë euro, siç ka ndodhur me Ronaldon. Besoj se kërkon të arrijë diku. Ka kërkuar të flasë me klubin pa patur diçka konkrete në mendje. Ka përdorur mediat për të çuar reflektorët te problemi dhe të merrte vëmëndjen e duhur", deklaroi ish tekniku gjerman i Real Madrid, Bernd Schuster.

Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo priten të ulen në bisedime për rinovimin e kontratës, nga e cila ylli luzitan pritet të përfitojë 16 milionë euro në sezon. Në të kundërt, City dhe United janë gati të bëjnë lëvizjen e madhe. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2012, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori