Trofetë e Portugalisë dhe Argjentinës, para dhe pas debutimit të Ronaldos dhe Messit
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes sa i përket trofeve të fituar me kombëtaret e tyre respektive, Portugalinë dhe Argjentinën.

Ronaldos iu deshën vetëm dy ndeshje që të siguronte medaljen e dytë të artë me Portugalinë, duke shënuar het-trik kundër Zvicrës në gjysmëfinale përpara se të triumfonte në finalen e Ligës së Kombeve.

Ylli argjentinas në anën tjetër nuk ka pasur fat të mirë me "Albiçelestët", duke humbur në katër finale, përcjell lajmi.net.

Ronaldo 2/2 dhe Messi 0/17

Cristiano Ronaldo ka qenë pjesë e Portugalisë në dy trofetë e vetëm që ka fituar kjo kombëtare në historinë e vet.

Triumfi në Kampionatin Evropian 2016 dhe në Ligën e Kombeve 2019 i kanë siguruar dy medalje të arta 34-vjeçarit, që në këtë aspekt dominon yllin e Barcelonës.

Ky i fundit ka qenë zhgënjyes me Argjentinën.

Finalet e viteve 2007, 2015 dhe 2016 në Kupën e Amerikës janë një rezultat dëshpërues për 32-vjeçarin, duke i shtuar edhe dështimin në finalen e Botërorit 2014 kundër Gjermanisë.

Në të kaluarën, Argjentina ka fituar 17 trofe të mëdhenj – ndërsa përgjatë kohës kur Messi ka debutuar, ata nuk e kanë fituar asnjë.
Shtuar më 16/07/2019, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori