"Trofeu Berlusconi", Zyrtare: Milan-San Lorenzo
Pëlqej
Rikthehet "Trofeu Berlusconi", një prej ndeshjeve klasike të futbollit italian gjatë verës, por që këtë vit do të zhvillohet më 5 nëntor. Milani, i zoti i shtëpisë, do të presë në "San Siro" ekipin argjentinas të San Lorenzos. Lajmi është dhënë nga vetë klubi i Papa Françeskut nëpërmjet profilit zyrtar në Twitter.

Ndeshja do të luhet pak para Botërorit të Klubeve ku San Lorenzo merr pjesë si kampion i Amerikës së Jugut.

Më parë u përfol se "Trofeu Berlusconi" do të diskutohej mes Milanit dhe Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori