Trofeu Tim, Allegri sfidon ish Milanin e tij
Pëlqej
Sot në mbrëmje, në stadiumin "Mapei" në Reggio Emilia, starton edicionin 14 i Trofeo Tim. Juventus, Milan dhe Sassuolo do të jetë skuadrat pjesëmarrëse, të cilat do të përballen në sfida 45 minutëshe.

Deri në vitin 2012 skuadrat pjesëmarrëse ishin Juventus, Milan dhe Inter por ishte kërkesa e Walter Mazzarrit që zikaltrit të mos merrnin më pjesë dhe në vend të tyre erdhën modestët e Sassuolos.

Inter ka edhe më shumë trofe (8), Milan 3 dhe Juventus e Sassuolo 1.

Trofeo Tim nis në ora 20.45 me ndeshjen Juventus-Milan. Kjo do të jetë edhe sfida e parë e Massimiliano Allegrit kundër ish skuadrës së tij që pas largimit të tij nga stoli kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori