Trondit e ish e dashura e futbollistit të zhdukur: Nuk ishte aksident, hetoni mafjen në futboll (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nuk janë gjetur ende gjurmët e avionit me të cilin udhëtonte sulmuesi i sapoblerë i Cardiff Citit, Emilinao Sala, i cili mendohet se është rrëzuar në det gjatë udhëtimit nga Nanta në Cardiff.

E ndërsa vijojnë kërkimet, ish-e fejuara e futbollistit argjentinas, Berenice Schkair, hedh akuza të rënda me një postim në Twitter:

"I pabesueshëm fakti që kanë ndërprerë kërkimet pikërisht në momentin që u gjetën mbetjet e para. Hetoni mafien e futbollit, sepse unë nuk besoj se ishte aksident".

Ndërsa në Instagram shkruan fjalë të ndiera për ish-partnerin e saj:

"Nuk arrij ta heq mendjen nga ti, Emi. Jeta mund të ndryshojë në një sekondë, jemi thjesht pluhur në këtë univers. Pse i ndodhin gjëra të tilla një njeriu kaq të mirë dhe tërheqës, me projekte dhe i përkushtuar? Ju lutem, mos hiqni dorë së kërkuari!
Shtuar më 23/01/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori