Trondit ish-presidenti i Deportivo La Coruna: Mourinho e vodhi Championsin në 2004, e fitoi me arbitra
Augusto Sezar Lendoiro, ish-presidenti i Deportivo La Coruna i është kthyer ndeshjes gjysmëfinale të Championsit të vitit 2004 kundër Portos së Jose Mourinhos.

Sipas ish-presidentit Deportivo u penalizua nga gjykimi në atë ndeshje, ku u favorizua Mourinho.

Në gjysmëfinalen e 2004-ës u përball me Porton dhe për ish-presidentin Lendorio ndodhi diçka që ai nuk e harron kurrë: një padrejtësi ndaj ekipit të tij, shkruan Vipsport.

Në një intervistë për "Idolos" ai ka theksuar: "Pa diskutim që gjykimi në atë ndeshje ndikoi. Deportivo nuk ishte një ekip me ndikim në Europë dhe atë vit Europiani do të zhvillohej në Portugali. Ky fakt luajti një rol të rëndësishëm. Gjykimi nuk mund të ishte me keq se në atë ndeshje. Ata e dinin mirë se çfarë duhej të bënin dhe ishin kundër nesh. Na masakruan deri në fund dhe nuk dhanë asnjë karton të verdhë për Porton.

Ishte momenti i Mourinjos dhe Portos, që nuk ishte një skuadër e madhe, por e fortë. Ndeshja u ndikua shumë nga ndëshkimi me karton të kuq i Andrades për një “faull” ndaj Dekos” – thotë presidenti i Deportivos. Rasti në fjalë krijoi shumë polemika në atë kohë, pasi dy lojtarët portugezë u përplasën me njëri-tjetrin. Andrade i dha një shkelm të lehtë me shaka Dekos, por arbitri e ndëshkoi me të kuq. Një skenë e paharrueshme. “Arbitri i dha karton të kuq, ishte absurde, sepse dy lojtarët janë miq. Andrade nuk luajti as në ndeshjen e kthimit dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan", – perfundoi Lendoiro.
Shtuar më 05/04/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori