Trondit presidenti i Federatës së Boksit: Dueli i Ketës ishte i trukuar
Pëlqej
Pas akuzave të trajnerit të Kombëtares shqiptareboksit, Zef Gjoni, në lidhje me ndeshjen e Gjetan Ketës kundër boksierit nga Bosnjë Hercegovina, është prononcuar edhe presidenti i Federatës ShqiptareBoksit, Florend Kalivopulli, i cili mbështet plotësisht trajnerin shkodran dhe deklaron se ndeshja e Ketës nuk ishte për titullin kampion bote.

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, kreu i boksit shqiptar, u shpreh kështu: “Jam plotësisht dakord me deklaratën e trajnerit Zef Gjoni dhe nuk i heq asnjë presje. Një titull kampion bote do të kishte bërë që të ngrihej e gjithë bota në këmbë dhe një titull i tillë është thuajse e pamundur të zhvillohet në Dibër.
Shtuar më 12/09/2018, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori