FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Tronditet futbolli, lojtari vret ish të dashurën e më pas veten
Pëlqej
Futbolli italian është tronditur nga një ngjarje tragjike mëngjesin e sotëm.

Federico Zini, sulmues i klubit Tuttocuoio, në kategorinë D të Italisë, mengjesin e sotëm është gjetur i vdekur me gjithë ish të dashurën e tij.

Sipas mediave Italiane, dyshimet paraprake të policisë tregojnë se futbollisti mund të ketë vrarë ish të dashurën Elisa Amato e më pas edhe veten.

Në skenën paraprake e policisë thuhet se Federico Zini kishte shkuar që ta binde ish të dashurën e tij që të kthehej prapë më të, por kjo e fundit nuk ka pranuar çka ka bërë edhe lindjen e një konflikti midis tyre.

Fqinjët kanë raportuar në polici se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe më pas kanë parë një makinë duke u larguar me shpejtësi.

Trupat e pajetë të çiftit u gjetën në makinë pranë qendrës sportive në San Minato, afër Pisa. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori