Tronditet Gjermania, Austria fiton me përmbysje ndaj Kampionëve të Botës (VIDEO)

Austria ka fituar me përmbysje ndaj kampionëve aktual të botës, Gjermaninë, duke fituar me rezultat e përgjithshëm 2-1 në një ndeshje miqësore në Austri.

Gjermanët e nisen mirë ndeshjen dhe gjeten golin e epërsisë me Mesut Ozil që shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e vendasve në minutën e 11'-të.

Austriakët në pjesën e dytë u futën me tjetër fytyrë ku arritën të përmbysnin Gjermaninë duke shënuar dy herë në minutën 53'-të me Hinteregger dhe 69'-tën Schopf.

E vetmja gjë pozitive për Gjermaninë në këtë takim ishte rikthimi i Manuel Neuer nga lëndimi i gjatë dhe mundimshëm. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori