Tronditet Milani, merr fund sezoni për Bonaventurën
Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura nuk do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit. Pas humbjes nga Udinese, 27-vjeçari ishte diagnostikuar me një dëmtim në tendinën e tij të djathtë duke humbur pjesën e mbetur të sezonit.

“Mendoj se ai do të rikthehet sezonin e ardhshëm. Vetëm nëse ndodh diçka e papritur gjatë operacionit. Edhe më herët kam kryer operacione të tilla. Ai do të kthehet pas katër muajsh. Në futboll nuk mund të riktheheni më herët”, ka thënë doktori Sakari Orava për Gazzetta dello Sport.

Shtuar më 01/02/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori