Tronditet Reali, dëmtim i rëndë për yllin e skuadrës
Reali i Madridit ka marrë një goditje shumë të rëndë nga infermieria. Pas dëmtimit ndaj Leganes, Kroos ka kryer ekzaminimet mjekësore ku është konstatuar se ai do të mungojë nga 4-6 javë.

Stafi mjekësor i Real Madridit ka diagnostikuar që lojtari vuan nga një frakturë në këmbën e djathtë.

Mesfushori gjerman në këtë mënyrë do të humbasë ndeshjet më të rëndësishme të këtij fund-viti, duke filluar nga derbi ndaj Atletico Madrid me 19 Nëntor, e deri tek ‘El Clasico’ ndaj Barcelonës me 3 Dhjetor.


Shtuar më 08/11/2016, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori