Antonio
Conte është rikthyer në pankinën e Juventus, pasi këtë fillimsezoni qëndroi larg skuadrës në 4 muajt e parë si rrjedhojë e përfshirjes së tij në skandalin e basteve për çështjet që lidheshin me skuadrën e Sienës. Mirëpo, mesa duket, ai nuk i ka larë ende duart me drejtësinë sportive, duke qenë që dje
emri i tij figuronte në listën me 31 të dyshuar për pjesëmarrje në këtë skandal të futbollit italian, që zbardhi
Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit.
Ndër emrat e tjerë të këtij hetimi të avancuar nga
Prokuroria e
Barit, të cilat kanë lidhje mbi të gjithë me skuadrën puljeze, nuk mungon edhe
emri i mbrojtësit aktual të Interit, Andrea Ranocchia. Me pak fjalë, ish-tekniku dhe ish-mbrojtësi i
Barit do të paraqiten sërish pas pyetësorëve të së kaluarës nga Prokurori i Përgjithshëm, Stefano Palazzi, dhe duke qenë që
emri i tyre nuk është anashkaluar nga hetimet e mbyllura pak muaj më parë, ekziston realisht rreziku i një tjetër penalizmi, mbi të gjithë për trajnerin e Juventus, duke qenë që ai mbrohet, por njëkohësisht edhe akuzohet, së bashku me Ranocchian, nga ish-pjesëtarë të skuadrës së
Barit.
Prandaj, të gjitha këto dyshime pritet që Antonio
Conte t’i japë më datë 11 mars në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit, ndërkohë që Ranokia është thirrur të paraqitet më 7 mars.
Të gjithë të thirrurit e tjerë së shumti janë futbollistë ende në aktivitet mes Serie A dhe B, por edhe nga ata që tashmë janë tërhequr nga karriera sportive.
Shtuar më 26/02/2013,
ora 13:58