Napoli ka siguruar kualifikimin historik për në Champions League në sezonin 2011- 2012 nëpërmjet trukimit të të paktën një ndeshjeje. Hetuesit italianë zotërojnë disa përgjime në bazë të të cilave ndeshja kyç,
Napoli-Genoa, ka qenë e fiksuar. Sfida e luajtur më 30 prill në stadiumin e "San Paolo" përfundoi me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Marek Hamsik. Me tri pikët e marra të kaltrit siguruan kualifikimin për në Champions League.
Napolitanët u rikthyen të luajnë në Ligën e Kampioneve pas 20 viteve, që nga koha e Diego Armando Maradonës dhe shkuan deri në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Përgjimet e prokurorëve tregojnë për bisedat telefonike të një prej shefave të "ciganëve", i arrestuar për trukimin e ndeshjeve, boshnjaku Safet Altiç. Ai flet në telefon me një person tjetër, me emrin
Salvatore.
Ja
biseda mes tyre:
"Çfarë do që shkon ta
shikosh ndeshjen, – i thotë Altiç bashkëbiseduesit të tij. – Tashmë ka përfunduar ai muhabet, fiton
Napoli". Ndërsa
Salvatore i përgjigjet: "Më mirë ta shikoj". "Ua kemi bërë dhuratë", – vazhdon Altiç. "Normale, është e drejtë që të na e dhurojnë këtë fitore", – tha
Salvatore.
"Ja përgjimet që implikojnë napolitanët":
Prokurorët federalë zotërojnë disa
biseda telefonike, ku një prej të arrestuarve për trukimin e ndeshjeve, boshnjaku
Safet Altiç pohon se
Napoli do ta fitonte sfidën me Xhenoan më 30 prill të 2011. E para është
biseda me një person tjetër të quajtur
Salvatore, ndërsa e dyta me një të njohur me emrin Toto.
Biseda telefonike:
Toto: "Dëgjo, unë do vete të shikoj ndeshjen, ti më pas do vish të më takosh?".
Altiç: "Më telefono… më telefono pas ndeshjes. Po çfarë dreqin do të
shikosh… këtë takim e ka fituar
Napoli, s’ke pse shkon kot".
Toto: "Po mirë, gjithsesi më mirë ta
shikosh". /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012,
ora 09:25