Trukimet, Gattuso lirohet nga akuza
Pëlqej
Gennaro Gattuso lirohet nga akuzat për trukim ndeshjesh. Gjykatësi i Cremona-s, Guido Salvini deklaroi se nuk ka asnjë provë ose fakt dyshues për ish-lojtarin e Milan-it. Gjithçka nisi në 17 dhjetorin e vitit 2013 ku Gattuso u akuzua për përfshirjen në trukimin e disa sfidave.

Nga ana tjetër 36-vjeçari ka insistuar gjatë gjithë kohës në pafajësinë e tij. Në një deklaratë të tijën të mëparshme ai u shpreh se do të vriste veten nëse do të vërtetohej pjesëmarrja e tij në trukime ndeshjesh.

Aktualisht Gennaro Gattuso është trajner i OFI Kretës në Superligën greke. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori