Arrestohen lojtarët e Realit të Madridit
Një aksion i madh policor ka finalizuar arrestimin e disa lojtarëve nga La Liga dhe Segunda Division në Spanjë, teksa 4 prej lojtarëve janë nga të rinjtë e Real Madridit, si dhe presidenti i klubit Huesca, Agustin Lasaosa, po ashtu edhe shefi i shërbimeve mjekësore të këtij klubi, Juan Carlos Galindo.

*Agustin Lasaosa (60 vjeç) - President i Huesca

Lojtarët e drejtuar nga Raul Bravo, shtoi këtu Borja Fernandez, i cili sapo mbylli karrierën tek Valladolid, Carlos Aranda, po ashtu i tërhequr dhe Samu Saiz, aktualisht tek Getafe, si edhe Inigo Lopez i Deportivo La Coruna kanë rënë në pranga me tre akuza të rënda mbi ta.

*Carlos Aranda (38 vjeç) - Ish lojtar i Real Madridit

*Borja Fernandez (38 vjeç) - Valladolid

*Samu Saiz (28 vjeç) - Getafe

*Inigo Lopez (36 vjeç) - Deportivo LA Coruna

Të gjithë këta lojtarë dhe drejtues klubi akuzohet për fiksim të rezultatit të ndeshjeve, për qëllime bastesh, akuza e pjesëmarrjen në organizatë kriminale dhe pastrim parash. /TS/
Shtuar më 28/05/2019, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori