Trukonte ndeshje me kartona, mbrojtësi dënohet me 6 vite pezullim
Pëlqej
Mbrojtësi 26-vjeçar, Bradley Wood është dënuar me 6 vite pezullim nga gjykata sportive në Federatën Angleze të Futbollin, pasi i janë gjetur prova për trukim të ndeshjes.

Kompanitë e basteve, raportuan se në ndeshjen e Kupës së Anglisë, kundër Ipswich - Burnley, ishin vendosur shuma të mëdha parash, se Wood do të merrte karton të verdhë, dhe kështu ndodhi. Ai ishte pjesë e Alfreton në Ligën e katër angleze.

Wood u shpall fajtor pas një hetimi nga gjykata sportive, dhe u shpall fajtor me faktin se mori qëllimisht karton të verdhë, për të përfituar nga bastet. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori