Tuchel drejt shkarkimit, Allegri në "pole-position" për stolin e PSG-së
Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thuhet se do të mund të marrë drejtimin e skuadrës franceze Paris Saint-Germain në të adhmen.

Sipas ‘le10Sport’, italiani shihet si zëvendësues ideal i Thomas Tuchel, pasi që ky i fundit kritikoi drejtuesit parisien për transferimet verore.

Kjo ka bërë që marrdhënia e Tuchel me drejtorin e klubit Leonardo të fothet dhe zërat për largimin e tij sa vijnë e shtohen.

Pas rinovimit të Guardiolas me Manchester Cityn, tani Allegri shihet si synim kryesor në qoftë se shkarkohet gjermani.

Ndërkohë, PSG humbi ndeshjen e fundit ndaj Monacos në Ligue 1, ndërsa rrezikon edhe kualifikimin më tutje në Ligën e Kampionëve ku qëndron në vendin e dytë me pikë të barabarta me RB Leipzig.
Shtuar më 28/11/2020, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori