Leonardo po bën gjithçka është e mundur që të bindë
Massimiliano Allegri-n për të marrë vendin e Thomas
Tuchel në stolin e PSg-së, por plani i drejtorit sportiv të francezëve mund të ishte prishur nga
Manchester City.
Nuk është një sekret, në fakt, që bashkëjetesa mes Leonardo-s dhe
Tuchel është shumë e komplikuar, pasi trajneri gjerman ka kritikuar publikisht menaxhimin e merkatos së PSG-së nga ana e brazilianit.
Siç ka bërë të ditur le10sport.com, në planet e ish-trajnerit të Inter-it dhe Milan-it është
Massimiliano Allegri, njeriu ideal për të zëvendësuar ish-trajnerin e Borussia Dortmund.
Ish-trajneri i Juventus-it është akoma pa një skuadër, por situata mund të ishte ndryshe.
Manchester City, para rinovimit të Pep Guardiola, ka menduar t’ia besonte skuadrën
Massimiliano Allegri-t.
Tani, mundësia për ta parë
Massimiliano Allegri-n në Paris është akoma e hapur.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 22:36