Tuchel nuk përmbahet: Po dëmtojmë futbollistët
Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, foli në lidhje me kalendarin e ngjeshur. Numri një i stolit foli në lidhje me futbollistët e mirë që nuk pushojnë thuajse në asnjë ndeshje.

“Ne po vrasim futbollistët, pasi ata nuk po pushojnë aspak. Futbollistët më të mirë nuk pushojnë kurrë me klubin e tyre dhe në ndeshjet me kombëtare.

“Nuk kemi kohë për t’i përgatitur ata. Ata janë të brishtë dhe shumë e vështirë t’i menaxhosh”, -thotë trajneri i PSG. Tuchel është shumë i qartë në fjalët e tij dhe dëshiron që futbollistët të kenë më shumë pushime.
Shtuar më 30/10/2020, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori