Tuchel u ankua, PSG prezanton Moise Kean
Kur kanë mbetur vetëm disa orë nga mbyllja e merkatos së futbollistëve, PSG zyrtarizon afrimin e Moise Kean, i cili u transferua në Francë në formë huazimi nga Evertoni, ku Ancelotti nuk e kishte më në planet e tij.

Kean arrin në klubin parisien si alternativë për Mauro Icardin dhe merr vendin e lënë bosh nga Edinson Cavani, i cili u largua në qershor pasi i përfundoi kontrata (pritet firma me Manchester United).

Italiani Kean ishte një nga futbollistët më premtues të Juventusit, por u largua "Zonja e Vjetër", duke provuar veten në Premier League.

Gjithsesi, nuk mundi të kishte impakt tek Evertoni dhe tani kërkon të jetë i rëndësishëm në Paris. Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi trajneri Thomas Tuchel u ankua për mungesën e blerjeve në klubin parisien.

Shtuar më 05/10/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori