Pushimet për
Myrto Uzunin kanë mbaruar dhe futbollisti shqiptar ka nisur të ngrohë motorrët për pjesën e mbetur të
sezonit.
Ferencavosh është grumbulluar në Marbella të Spanjës, ku po zhvillon seancën përgatitore përpara rifillimit të kampionatit.
Sot kampionët e Hungarisë kanë luajtur takimin e 3-të miqësor, të nga i cili kanë dalë me fitore, ashtu sikurse edhe në dy ndeshjet e para.
Në fushë kundër Algeciras, ekip që luan në Kategorinë e Tretë të Spanjësl, është aktivizuar edhe
Myrto Uzuni që nga minuta e 61-të.
Sulmuesi beratas ka tundur rrjetën në minutën e dytë të shtesës, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-1.
25-vjeçari shënon kështu golin e parë për vitin 2021 dhe jep sinjale pozitive se në pjesën e mbetur të
sezonit do të vijojë të mbetet protagonist në Hungari.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 22:58