Turan: Dua që të iki nga Barcelona
Pëlqej
Turan ka vendosur, do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Është e vështirë të largohesh nga një klub si Barcelona, por tashmë mesfushori, Arda Turan e ka kuptuar se nuk ka të ardhme në “Camp Nou”, ku u transferua në vitin 2015 nga Atletico Madridi, duke bërë 55 paraqitje dhe shënuar 15 gola.

Këtë edicion, pavarësisht se është i gatshëm për lojë, Ernesto Valverde nuk e ka ftuar në asnjë ndeshje, pra Turan nuk ka luajtur për asnjë minutë në sezonin 2017/18.

“Dua të iki sa më parë. Barcelona është klubi më i madh në botë, kjo nuk do të ndryshojë për mua, por duket se ka ardhur momenti të marrë vendimin që të largohem”, tha Turan për të përditshmen turke, 'Fanatik'. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2017, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori