Turan i ofrohet Interit
Pëlqej
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio po kërkon të zëvendësojë Ivan Perisicin, i cili pritet të nënshkruajë për Manchester Unitedin në ditët në vijim.

Sipas Corriere dello Sport, Ausilio po hulumton gjithë Evropën për përforcime, por atij i është ofruar reprezentuesi i Turqisë, Arda Turan, i cili është i tepërt ndaj kërkesave në Barça.

Gjithashtu, Ausilio është i interesuar edhe në sulmuesin e Lazios, Keita Balde Diao, edhe pse Juventusi janë favoritët për nënshkrimin e tij.

Mbrojtësi i majtë i Nice, Dalbert është gjithashtu në konsideratë nga Interi, dhe transferimi i tij mund të ndodh gjatë të martës. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori