Turi aziatik, Juve stërvitet në Xhakarta (FOTO LAJM)

Pëlqej
Juventus ka zbarkuar në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, dhe menjëherë është pushtuar nga entuziasmi i tifozëve. Nesër kampionët e Italisë do të luajnë një ndeshje miqësore kundër kombëtares indoneziane. Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp foli rreth kësaj eksperience.

"Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Xhakarta. Pritja ishte fantastike dhe tifozët të veçantë. Jemi duke punuar për tu përmirësuar fizikisht. Ndeshja e nesërme do të jetë një stërvitje e mirë", tha Allegri.

Në lidhje me Paul Pogba, ish tekniku i Milanit u shrpeh: "Ka cilësi të rralla dhe përmirësohet ditë pas dite. Është një prej të rinjve më të mirë në botë". /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori