Me një avion të nisur nga Frankfurt,
Juventus ka mbërritur në ora 13.00 (ora lokale) në Aeroporton e San
Franciscos ku do të qëndrojë disa ditë, deri më 7
Gusht, në kuadër të turneut amerikan. Kampionët e Italisë kanë nisur menjëherë stërvitjen në Leland Standford Junior University, ndërsa në 31 Korrik do të debutojë kundër Everton në Guinness International Cup.
Përveç Everton, bardhezinjtë do të ndeshen edhe me Real
Madrid, Los Angeles
Galaxy (pjesë e grupit të Juves), si dhe Milan, Inter, Chelsea dhe Valencia (pjesë e grupit tjetër).
Pas San
Franciscos,
Juventus do të shkojë në Los Angeles më 3
gusht ku do të luajë përballë Real
Madrid dhe LA
Galaxy. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2013,
ora 13:15