Turpërohet Chelsea (VIDEO)
Tottenhami ka mposhtur me një rezultat spektakolar 5-3 liderin e tabelës në Premier League Chelsea duke i mundësuar City-t barazim pikësh me Chelsean.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e Diego Costas në minutën e 18, ndërsa 15 minuta para fundit të pjesës së parë Tottenhami barazoi rezultatin me golin e Harry Kane.

Në minutën e 44-të, Danny Rose kaloi në epërsi skuadrën e tij ndërsa për 3-1 u kujdes Andy Townsend nga penaltia.

Kur pritej që Chelsea të rikthehej në lojë, kështu nuk ndodhi pasi rivalët lokalë realizuan për 4 me 1. Po zhvillohej

Në minutën e 52-të sërish realizoi Kane, këtë herë për 4-1.

Epërsinë në 4-2 e ngushtoi Eden Hazard në minutën e 61-të ndërsa për 5-2 u përkujdes Nacer Chadli.

Golin e fundit në këtë takim e realizoi John Terry, por kjo nuk i ndihmoi Chelseat që të pësonte disfatën e dytë në këtë sezon.

Me fitoren e sotme të Cityt dhe humbjen e Chelseat, nuk ndryshon lideri falë golaverazhit pozitiv. Kështu, Chelsea renditet para me 46 pikë, ndërsa i dyti me po aq pikë është Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2015, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori