Turpërohet portieri (VIDEO)
Nuk ka të komentuar turpi që ka ndjerë Robert Tufisi, portier i skuadrës rumune Ramnicu Valcea, pas gafës unikale që shkaktoi në ndeshjen kundër Mioveni, e vlefshme për ligën e dytë rumune.

Numri 12 bën gati të majtën për të larguar topin nga zona e tij pas pasimit të një prej shokëve të skuadrës por këtu ndodh edhe e pabesueshmja.

Topi kërcen para këmbës së tij dhe tashmë ajo që i mbetet të bëjë portierit është të nxjerrë topin nga rrjeta e tij. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori