Turpëroi Interin në "San Siro" por Dimarco është i "shtëpisë"
Lojtari i Parmas, Frederico Dimarco ka "turpëruar" Interin, ditën e djeshme brenda në "San Siro"

Por Dimarco ka një histori të veçantë, pasi ai është lojtar që rrjedh nga akademia e Interit madje ka luajtur edhe si profesionist për këtë klub në vitin 2015.

Ai më pas ka kaluar disa sezone në huazim ku vitin e kaluar u shit tek Sion për 4 milon euro, por kishte një klauzolë riblerje nga klubi pasi besonin shumë tek aftësitë e lojtarit.

Zikaltërit vendosën që ta aktivizonin këtë klauzolë dhe e riblenë për 7 milion euro, ku deri më 7 gusht ai ka qenë pjesë e grupit, ku ka zhvilluar edhe fazën pregaditore me Interin.

Ai është akoma një lojtar në pronësi të Interit pasi tek Parma është në huazim.

Por, dje i futur në fushë si zëvendsues ai ka shënuar golin e parë në karrierë dhe këtë e bëri pikërisht ndaj klubit të tij./albeu.com/

Shtuar më 16/09/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori