Turqia nuk i kursen yjet kundër Shqipërisë
Pëlqej
Mirçea Luçesku nuk i kursen yjet e Turqisë për dy ndeshjet miqësore me Rumaninë dhe Shqipërinë. Ditën e djeshme, kombëtarja turke ka bërë publike listën e futbollistëve dhe në të bie në sy prezenca e lojtarëve që luajnë me ekipe të mëdha si Milani, Dortmundi, Gallatasaraji, Volfsburgu, Beshiktashi, Roma dhe shumë ekipe të tjera.

Luçesku nuk ka kursyer Çalhanoglunë, Emre Morin, Ynerin, Inanin dhe të tjerët. Ai kërkon të nisë një projekt ambicioz dhe fitues në drejtimin e Kombëtares së Turqisë dhe prandaj dëshiron që t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Ditën e djeshme, Luçesku ka folur për “Gazzetta Dello Sport”, duke analizuar futbollin turk dhe ndryshimet që ka me Italinë.

“Vitet e fundit ka filluar të ketë shumë zhvillim në futbollin turk dhe po hidhen miliona, por në Itali vazhdojnë të jenë lojtarët më të mirë. Çalhanoglu? Nuk është numër 10. I duhet më shumë kohë për t’u përshtatur”, tha trajneri i Turqisë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori